Në një përballje që në letër paraqitet më shumë se delikate për shumë arsye, ndaj Polonisë nuk duhet humbur. Është ndeshja e parë e kualifikueseve, e para dhe për stafin e ri dhe rrjedhimisht kujdesi duhet të jetë në maksimum.
Përballë një kundërshtari të vështirë si Polonia edhe barazimi do të ishte rezultat i kënaqshëm. I gjithë grupi ka mbërritur në Shtëpinë e Futbollit dhe pas një seance të shkurtër shkrythëse në palestër ka zbritur në fushë për të zhvilluan stërvitje me ngarkesë të plotë.
Këtë herë trajneri kuqezi, Sylvinho dhe stafi i tij ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, të cilët janë stërvitur normalisht për më shumë se një orë.
Në seancën e dytë stërvitore, trajneri Sylvinho, një pjesë të saj ia ka kushtuar goditjeve nga këndi. Pozicionimi dhe reagimi i futbollistëve të kombëtares në një fazë mbrojtëse mori një rëndësi të veçantë. Me gjasë tekniku ka parasysh shtatlartësinë e futbollistëve kundërshtarë dhe aftësinë e tyre në këtë situatë.
- Advertisement -
Për momentin nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe seanca ka vijuar sipas programit me lojtarët që kanë zhvilluar më shumë punë me top.
Ndeshja e 27 Marsit, ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për pikët, por edhe për moralin e skuadrës. Takimi që do të luhet në “Narodowy Stadium” të Varshavës.