Anëtarët e Partisë Socialdemokrate kanë mbajtur një aksion simbolik në urën e madhe në lagjen Lakrishtë.
Përmes këtij aksioni nga PSD kanë bërë thirrje për protestën e 25 marsit për të kundërshtuar dakordimin e arritur në Ohër nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, raporton RTKlive.
Sekretari organizativ i kësaj partie, Nol Nushi me këtë rast tha se kryeministri Kurti është ai që ka organizuar protestat më të mëdha kundër Asociacionit e që vet e ka pranuar atë.
“Përmes këtij aksioni bëjmë thirrje për protestë. Hunda e gjatë e Kurtit tregon rrugën e mashtrimit dhe gënjeshtrave për dialogun. Protestat më të mëdha i ka organizuar ai kundër Zajednicës dhe ai e ka pranuar Zajednicën. Kurti është dorëzuar, e ka mashtruar elektoratin”, deklaroi ai.
- Advertisement -
Nushi i bëri thirrje edhe anëtarëve të LVV-së që të protestojnë më 25 mars.