Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë edhe futbollistët që nuk mungojnë herë pas here në rrjetet sociale duke treguar banorin e preferuar.
Luiz Ejlli është një nga ata që ka fansat më të shumtë dhe kjo shihet edhe nga mesazhet që herë pas herë i dërgojnë në mënyra të ndryshme.
Së fundmi, është edhe Armando Broja ai që ka surprizuar shkodranin.
Te rubrika “Big Love”, aty ku banorët lexojnë mesazhet që i vijnë nga fansat e tyre, është sulmuesi i Chelsea-it dhe njëkohësisht i kombëtares shqiptare që shkruan. Ai mbështet publikisht Luizin bashkë me familjen e tij.
- Advertisement -
Luiz të përshëndesim. Je më i miri. Të ndjekim çdo ditë. Familja Armando Broja Londër”, shkruhej në mesazhin drejtuar këngëtarit të njohur duke nxitur dhe reagimin pozitiv të këtij të fundit.