Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Cikalleshi: Në Varshavë do të udhëtojnë për fitore
Sport

Cikalleshi: Në Varshavë do të udhëtojnë për fitore

Published 20/03/2023
Share
SHARE

Sulmuesi i Shqipërisë Sokol Cikalleshi, në konferencën për medie, ka thënë se kuqezinjtë në Varshavë do të udhëtojnë për fitore.

“Polonia është ekipi më i fortë në grup. Duke nisur dhe nga kualifikueset e kaluara në Portugali, shpresoj të kemi të njëjtën vazhdimësi. Nuk besoj se jam i vetëm në majën e sulmit. Duhet të bëjmë maksimumin si grup si ekip. Nëse marrim rezultat pozitiv në Poloni gjërat mund të thjeshtësohen disi. Stafi i ri i trajnerëve sapo ka ardhur. Do të ketë atë kohën e nevojshme për të bërë njohjet e duhura. Si ne dhe trajneri në këtë kohë të shkurtër të bëjmë maksimumin për të shkuar në Varshavë për të bërë më të mirën. Mund të bëhet një nga ndeshjet më të vështira, por edhe një ndeshje që mund të na japi shtysën për t’u kualifikuar. Dëmtimet dhe lojtarët që mungojnë janë lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares. Na ka qëlluar dhe më parë me Poloninë, një ndeshje që e kishim këtu. Dhe në atë ndeshje kemi pasur shumë mungesa. Nuk dua të përqendrohemi më shumë te këto. Diferencat nuk i kemi të mëdha. Kushdo të jetë në fushë do të bëjë më të mirën. Besoj që ndeshjen e parë në Poloni kemi bërë një ndeshje të mirë edhe pse fusha nuk e tregon rezultatin. Këto gjëra i përkasin të kaluarës. Duke parë që kemi dalë nga dy ndeshje me pishmane të bëjmë një analizë të thellë që mos të bëjmë të njëjtën gjë”, ka thënë Cikalleshi, raportojnë mediet shqiptare.

“Grumbullimi filloi vetëm dje dhe unë dje kam ardhur në grumbullim. Nuk dua ta konsideroj veten lider. Unë si brenda fushës dhe jashtë e kam bërë dhe jam munduar të ndihmoj çdo lojtar që të ndihet mirë. kështu që mund të vijë dhe pak nga eksperienca. Jam i gatshëm që ta bëj më së miri këtë gjë. jo vetëm unë, por ka dhe disa lojtarë të tjerë që kanë vite që kontribuojnë për lojtarët. Duhet të japim më shumë, grupi duhet të jetë më i fortë. Aty del në pah dhe shpirti i garës, forca në grup. I kënaqur me një pikë? Pavarësisht se kush është kundërshtari në fushë futesh për të fituar ndeshjen. Plan B mund të jetë dhe barazimi. Unë nuk e kam menduar edhe me Francën ose Anglia, kemi shkuar për të fituar. Kemi tentuar më të mirën, pastaj të marrin gjysmën e të keqes. Do të shkojmë për të fituar ndeshjen dhe me grupin që kemi mendoj se mund të marrim një rezultat pozitiv”, ka theksuar Cikalleshi.

KosPress Portal 20/03/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat
Sport 14/05/2025
Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025
Eurovision 2025: Shqipëria siguron vendin në finale
Arte Roze 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025
Sport

El Clasico në ngjyrat blaugrana – Barça e mposht Realin

12/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?