Ka reaguar edhe profesori Blerim Latifi përmes një shkrimi në Facebook në lidhje më zgjidhjen e një kosovari për ta drejtuar Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH)
Ai shkruan se “Edi Rama paska propozu një kosovare për ta drejtu SHISH (Shërbimi Informativ i Shtetit). Ky lajm më kujtoi një fakt historik pak të njohur: Themeluesi dhe drejtuesi i parë i Shërbimit Informativ në historinë e shtetit shqiptar po ashtu ka qenë një kosovar: Bajram Curri. Fakti se Currin kurrë nuk ia patën dalë ta rekrutonin ose blinin armiqtë e kombit shqiptar, na e dëshmon se ai ishte me plot meritë në atë detyrë. Siç tregon Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij, kur njëherë serbët u munduan ta bëjnë për vete, Bajram Curri u ishte përgjegjur: “Deri më tani kam qenë armiku juaj, dhe i tillë jam edhe sot e kësaj dite. Kosova e robëruar mua do më shohë ose në arkivol, ose si ngadhënjimtar! Ndryshe s’bëhet!”.