Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka arritur në Presidencë. Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Pas takimit Osmani e Escobar do të deklarohen për media, ndërsa nga Presidenca diplomati amerikani do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ndërkaq i fundit nga liderët institucionalë që do të takohet me emisarin Escobar është kryeministri Albin Kurti.
Vizita e emisarit amerikan në Kosovë vjen vetëm një ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në rundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në këtë takim pritet konkretizimi i planin tashmë të njohur franko- gjerman që parashikon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
- Advertisement -
Kujtojmë se para qëndrimit në Prishtinë, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka qëndruar në Beograd.