Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell, këtë javë do t`i vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Fillimisht ai do të ketë takime me krerët e qeverive të këtyre dy shteteve, në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit. Në Shqipëri do të qëndrojë më 15 dhe 16 mars, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më 16 dhe 17 mars.
Ndërkaq, më 18 mars Borell do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian.
Vizitat e Borrellit në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore ishin planifikuar më herët, prandaj edhe kishte lindur ideja që në Ohër të zhvillohet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.