Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj një 24-vjeçare në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Familjarët kanë raportuar rreth orës 17:30 se kanë gjetur pa shenja jete 24-vjeçaren në banesë.
Ndërsa, hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit . Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.