Nga zyrtarët policorë në dy raste, lokacione të ndryshme, janë sekuestruar dy armë zjarri.
- Sekuestrimi i parë është realizuar mbrëmë rreth orës 21:00, nga njësite të stacionit policor ‘Qendra’, në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku për kontroll është ndaluar i dyshuari:
-N. D., mashkull, 36 vjeç.
Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit Zoraki, një karikator me pesë fishekë si dhe një qese e vogël, me substancë të dyshuar narkotike.
Ndaj personit të dyshuar është inicuar rast për veprat penale ‘mbajtje në pronësi , kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve’ si dhe ‘posedim i paautorizuari i substancave narkotike.
- Advertisement -
-Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë është bërë në një rast aksident trafiku i raportuar sot rreth orës 00:30, i cili ka ndodhur në fshatin Penuh të Podujevës.
Arma e zjarrit e tipit CZ e kalibrit 6mm dhe një karikator me 8 fishekë, janë gjetur dhe janë sekuestruar në njërën nga veturat e përfshira në aksident.
Ndaj personit të dyshuar:
-D. H., mashkull, 23 vjeç, është hapur rast për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe i njëjti meqenëse është i lënduar në aksident, do të intervistohet pasi të përfundojë tretmanin mjekësor.