Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, raportohet se është takuar me përfaqësuesit e yllit të Borussia Dortmund, Marco Reus, kontrata e të cilit me klubin gjerman po shkon drejt fundit.
33-vjeçari Reus ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Signal Iduna Park dhe është liruar të flasë me ekipe jashtë Bundesligës.
Daily Mail raporton se Manchester United po interesohet për një marrëveshje të mundshme për Marco Reus.