Pedro Rodriguez vazhdon të shkruaj emrin në librat e historisë. Spanjolli nuk arriti të shmang humbjen me përmbysje 1-2 që Lazio pësoi ndaj Az Alkmaar në takimin e 1/8-ave të Conference League, gjithsesi, ia doli për të vendosur një rekord mbresëlënës.
Në moshën 35-vjeçare, Pedro u bë lojtari parë në histori që shënon në të tre kompeticionet e UEFA-s. Ndërkaq, ish-sulmuesi i Barcelonës është i vetmi që ka shënuar në finalen e Champions dhe Europa League, teksa me Lazion e tij synon trofeun e Conference League.
Një kompeticion që komplikohet disi pas kësaj humbje, megjithatë, objektivi i skuadrës së Sarrit do jetë sigurisht përmbysja ndaj holandezëve. Por këto nuk janë rekordet e vetme të shënuara nga Pedro.
Spanjolli realizoi në të gjithë kompeticionet ku mori pjesë në vitin 2009. Me fanellën e Barcelonës, ai festoi gol në Superkupën Europiane dhe Spanjolle, kampionat, Kupë dhe Ligën e Kampionëve. Rekorde që sigurisht rrisin vlerat e Pedros në futbollin modern, duke e shndërruar në një legjendë të sportit magjik.