Liverpooli përveç rezultatit të thellë që arriti “Anfield Road” kundër rivalëve të përjetshëm të Manchester United ndodhi diçka që nuk shikohet shpesh në fushat e futbollit.
Duke festuar golin e fundit të takimit, njëri prej tifozëve të pranishëm në “Anfield” mendoi që të zbriste në fushë. Në momentin që po i afrohej beniaminëve të vet, tifozi kuptoi se po ndiqej prej kujdestarëve të shkallëve dhe teksa tentoi t’i shpëtonte humbi ekuilibrin duke u përplasur në këmbët e Robertson.
Kaq ka mjaftuar që të ndodhë më e keqja. Mbrojtësi i krahur të majtë mësohet të jetë dëmtuar në këtë “duel” që nuk kishte kishte lidhje me lojën duke “tërbuar” trajnerin gjerman.
“Jam pa fjalë nga ajo që kam parë sot. Nuk mendoja kurrë se do të më dëmtohej një lojtar nga një episode si ky i sotmi”, tha Klopp pas takimit që do të futet në librat e historisë të Premier League.