Brazili është duke kërkuar një trajneri të ri në stolin e kombëtares.
Një nder emrat e mëdhenj për ta drejtuar këtë kombëtare është edhe Zinedine Zidane i cili pritet ta zëvendësoj Titen i cili u largua pas Kampionatit Botëror që u mbajt në Katar.
Zinedine Zidane plotëson kushtet që kërkon Federata e Brazilit: është i huaj, ka një karrierë të mirë dhe është i lirë.
Për më tepër, francezi i njeh mirë disa nga lojtarët e skuadrës braziliane, si Vinicius , Eder Militao dhe Casemiro , të cilët i kishte nën urdhrat e tij te Real Madridi.
- Advertisement -
Zidane mund të bëhet trajneri i parë i huaj i ‘Canarinhas’ që nga argjentinasi Filpo Nunez në vitin 1965.
Ancelotti është përmendur gjithashtu prej kohësh si kandidat potencial, e po ashtu edhe Luis Enrique, por mediat franceze nënvizojnë se as Zinedine Zidane nuk duhet të hidhet si opsion serioz për Brazilin.