Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita e ka fituar derbin kundër Llapit, me rezultat të përgjithshëm 2-0, ndeshje kjo e zhvilluar në Gjilan.
Skuadra e Arsim Thaqit me autogolin e Shabanit (47’) dhe golin e Ajzeraj (90+2), arkëtojë edhe tri pikë të rëndësishme në garën për titull të Superligës.
Pas kësaj fitore, Drita ka 47 pikë në vendin e dytë, një me pak se lideri i tabelës, Ballkani e cila nesër luan derbin kundër Prishtinës.
- Advertisement -
Tri pikë tejet të rëndësishme i ka marrë edhe Gjilani, e cila në udhëtim mundi Dukagjinin e Klinës, me rezultat 0-1.
Zeka (44’), shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për gjilanasit, skuadër kjo e cila tani 38 pikë në vendin e tretë, kurse, Dukagjini mbetet në kuotën e 26-të pikëve.
Drenica ka rigjetur rrugën e fitoreve duke mundur Ferizajn, me rezultat 1-0, falë golit të Koxy në minutin e 56’ të takimit.
Kuqezinjtë e Skenderajt, pas kësaj fitore i ikin pozitës së fundi dhe ngjitën në pozitën e tetë me 23 pikë, për t’ia liruar vendin Ferizajt e cila ka 21 pikë.