Vajza e legjendës Pele u shpreh se kur Brazili humbi kundër Kroacisë, babai tim tashmë po përkeqësohej shumë gjendja shëndetësore. Të gjithë donin që Brazili ta fitonte Kupën për babain tim, veç kombëtares sonë.
Babai im e kuptonte futbollin dhe gjëra të tjera më mirë se shumica. Ai e dinte që çdo skuadër ishte e aftë ta fitonte, gjithmonë thoshte se kjo është arsyeja pse e donte kaq shumë lojën e bukur. Pas humbjes së Brazilit, të gjithë ata që hynin në atë dhomë spitali thoshin: Çfarë dëshiron Pele? Tani kë do fitues në Katar? Sigurisht, jo Argjentinën!
Dhe ai tha: Po, uroj ta fitojë Argjentina! Kjo kupë duhet të qëndrojë në Amerikën e Jugut dhe Messi e meriton atë. Të gjithë befasoheshin: Tmerr! Si?! Ta fitojë Argjentina!?
Dhe babai e përforconte: Po, Messi e meriton atë. Ai nuk mundi ta shikonte në televizor finalen, por e kuptoi që Argjentina fitoi dhe Messi arriti të ngrinte kupën. Ishte i lumtur për këtë. Rroftë futbolli”.