Manchester United ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong, raporto ‘talkSport’.
‘Djajtë e Kuq’ janë hedhur sërish në sulm për holandezin pasi që Barcelona gjatë kësaj verë, duhet të shesë disa nga emrat e mëdhenj të skuadrës para së të bëjë ndonjë blerje.
Katalonasit thuhet se duhet të shesin disa lojtarë që kapin vlerën e 178 milionë eurosh për të përmbushur rregulloret e La Ligës dhe De Jong mund të jetë një nga lojtarët të cilit pritet t’i tregohet dera.
Menaxheri i Unitedit, Erik ten Hag është një fans i madh i De Jong dhe dëshiron që holandezin ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
- Advertisement -
Krerët e Unitedit tashmë janë duke u përgatitur të nisin negociatat me Barcelonën për transferimin e reprezentuesit holandez gjatë kësaj verë në ‘Old Trafford’.