Pas shtatë fitoreve rresht Napoli i Amir Rrahmanit e ka pësuar disfatën e parë nga Lazio.
Napoli u mposht në shtëpi nga Lazio me rezultatin 1:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 25-të të elitës së futbollit të Italisë.
Ishte edhe humbja e parë pas tetë fitoreve rresht në Serie A për napolitanët.
Ndeshjen e vendosi supergoli i Matias Vecinos, në minutën e 67-të të takimit.
- Advertisement -
Ai me gjuajtje të fuqishme ia dha fitoren lacialëve.
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli, ndërsa Hysaj luajti në tërë ndeshjen te Lazio.
Napoli, megjithatë, mbetet lider edhe pas 25 xhirove të luajtura. Ka 65 pikë.