Prokuroria Themelore e Ferizajt ka zhvilluar një aksion të madh në rastin “Brezovica”.Si rezultat 15 persona janë arrestuar deri më tani.Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë prokurori i rastit, Rasim Maloku.Maloku tha se janë konfiskuar 84 mijë euro dhe 22 vetura.“ Po ashtu janë konfiskuar edhe tetë armë dhe dhjetëra fishekë”, tha Maloku për Klankosova.tvNë aksion kanë marrë pjesë edhe Njësia e Hetimeve të Doganës dhe ajo e Administratës Tatimore.Personat e arrestuar dyshohen për “Fajde”, “Detyrim” dhe “Shmangie të tatimit”