Amir Rrahmani do të nënshkruajë shumë shpejt një kontratë të re me Napoli-n.
Futbollisti kosovar Amir Rrahmani është kthyer në një pikë kyçe të repartit mbrojtës napolitan. Për këtë motiv drejtuesit e klubit të Napolit duan ta shpërblejnë duke i ofruar një kontratë me kushte të përmirësuara.
Sipas gazetarit sportiv italian Nicolo Schira, marrëveshja mes palëve është arritur dhe kapiteni kosovar do ta hedhë të zezën mbi të bardhë në ditët në vazhdim. 29-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë të re 3 vjeçare.
Aktualisht, thuhet se Rrahmani paguhet 1,8 milion euro në vit, ndërsa me kontratën e re do të përfitojë 2,5 milionë euro në vit.
- Advertisement -
Në këtë sezon, nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Verona-s ka zhvilluar 17 ndeshje në Serie A, 1 në Kupën e Italisë dhe 4 në Ligën e Kampionëve, duke e shënuar dhe një gol.