Kombëtarja e Shqipërisë nuk do të luajë miqësoren ndaj Uzbekistanit e paralajmëruar më datën 23 ose 24 mars, vetëm 3 ditë para Polonisë për kualifikueset Euro 2024.
Kështu trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo humbet mundësinë të testojë lojtarët para ndeshjeve zyrtare.
Ndeshja e parë e Silvinjos do të jetë një provë zjarri, pasi do të luhet në Varshavë ndaj polakëve më 27 mars.