Parlamenti finlandez ka miratuar ligjin që lejon Finlandën të bëhet anëtare e NATO-s dhe tani asaj i duhet vetëm pëlqimi i Hungarisë dhe Turqisë.
Finlanda, deri tani një vend neutral në politikën e jashtme, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në maj të vitit të kaluar, vendosi t’i bashkohet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në vend që të mbështetet vetëm në forcat e saj të armatosura për të mbrojtur 1300 kilometra kufi me Rusinë.
Me miratimin e dokumenteve bazë të NATO-s, Finlanda është një hap përpara Suedisë, e cila gjithashtu aplikoi për anëtarësim, por u refuzua nga Turqia.
Finlanda pret zgjedhje parlamentare në fillim të prillit, ndaj disa analistë besojnë se ajo dëshiron të përfundojë procesin e anëtarësimit deri në atë datë. Për anëtarësim votuan 184 deputetë dhe kundër 7.
- Advertisement -
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi i tij është gati të presë Finlandën, por se ende e konsideron Suedinë si një strehë për anëtarët e grupeve terroriste.
Si Finlanda ashtu edhe Suedia janë ende në pritje të miratimit nga Hungaria, parlamenti i së cilës filloi debatimin e çështjes të mërkurën dhe mund të mbajë një votim më vonë gjatë muajit.