Luis Enrique dha dorëheqjen si trajner i Spanjës pas dështimit në Kupën e Botës në Katar.
Enrique njoftoi tërheqjen dhe ishte në listën e kandidatëve për të drejtuar kombëtaren e Brazilit. Mirëpo, “El Chiringito” thekson se Enrique i është ofruar të marrë përsipër Atletico nëse Diego Simeone largohet nga klubi madrilen në fund të sezonit.
Enrique ka drejtuar Romën, Celtën dhe Barcelonën, me këtë të fundit fitoi triplet.