Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, janë certifikuar 41 nënoficerë si liderë luftarakë.
Mehaj u shpreh se programi mësimor i Kursit të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.
Andaj, “Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë. Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre”.