Me ftesë të drejtorit të Përgjithshëm zt. Agron Llugaliu sot është mbajtur takimi me përfaqësuesit e bizneseve si dhe shoqatën e shpedicioneve. Në këtë takim kanë marrë pjesë poashtu edhe Zv. Drejtori i ATK dhe përfaqësues nga MFPT. Në takim morën pjesë Oda Amerikane, Oda Ekonomike, Oda Gjermane, Oda Sllovene, Dhoma e Tregtisë dhe industrisë, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Shoqatat prodhuese/përpunuese dhe përfaqësues të bizneseve. Derisa qëllimi kyç i takimit të ftuar nga Dogana ishte që të njoftohemi me sfidat e prodhuesve dhe gjithashtu të marrim propozimet për ndryshimin e politikave fiskale ashtu që Dogana të përkrah rritjen e prodhimtarisë vendore.