Publikimi i emrave të disa prej viktimave që pretendohet se janë vrarë dhe të disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nga Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është cilësuar nga si skandal i Gjykatës Speciale
“Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar:I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor.:, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Sipas tij me këtë, për herë të dytë, por edhe më shumë i rrezikojnë dëshmitarët.
“Sepse herën e parë i kanë rrezikuar kur ju ndodhi skandali i rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë dhe për fajin e tyre mbahen peng qe dy vite e gjysmë krerët e OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
- Advertisement -
P.S Nuk kanë faj këta, por meqë nuk kemi shtet, kjo zyrë përçarëse e popullit shqiptar le t’vazhdojnë kështu me skandale të vazhdueshme.”, ka përfunduar ai.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) më 27 shkurt e ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.