Robert Lewandowski do të mungojë në ndeshjen e parë të Copa Del Rey kundër Real Madridit më 3 mars në “Santiago Bernabeu”, kështu kanë konfirmuar zyrtaret e Barcelonës.
Sulmuesi polak ka shijuar një sezon të frytshëm me Barcelonën pasi ka shënuar 25 gola në 31 ndeshje. FC Barcelona konfirmoi dëmtimin e lojtarit në një deklaratë.
“Robert Lewandowski ka tendosur bicepsin e femurit në kofshën e majtë. Sulmuesi polak është i padisponueshëm derisa të zgjidhet problemi. Pas ndeshjes kundër Almerias, lojtarët e ekipit të parë në dispozicion kryen një seancë rikuperimi në “Qendrën Sportive”, në të cilën morën pjesë edhe Julian Araujo, Lucas Roman dhe Txus Alba nga Barca Atletic dhe Alarcon nga skuadra e Barçës U19″, thuhet në njoftim.