Me anë të një aksioni të zhvilluar tek Qeveria e Kosovës, Partia Socialdemokrate ka kërkuar dorëheqjen e Kurti dhe shkuarjen në zgjedhje.
Në banerin e vendosur, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, paraqiteshin si karikatura, mbi tavolinë ata shiheshin me grushte kurse ndër saj ata i shtrëngonin duart.
Sot në Bruksel, në kuadër të dialogut do të diskutohet për planin franko-gjerman.
Kreu i Qeverisë sot do të ketë takime me shefin e Bashkimit Evropian të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.