Pas një periudhe tepër të jashtë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi, Zlatan Ibrahimovic është rikthyer të luajë për Milanin mbrëmjen e djeshme kundër Atalantës, i cili u aktivizua në minutën e 73-të të sfidës. Ishte një moment shumë i bukur dhe i rëndësishëm për sulmuesin 41-vjeçar, pasi atmosfera e zjarrtë e San Siros i kishte munguar prej gati 280 ditësh.
“Më mungonte shumë San Siro, tifozët më japin shumë forcë dhe adrenalinë. Pa ndihmën e tyre do të ishte shumë e vështirë, por me rëndësi është që tani ndjehem mirë. U bë një vit e dy muaj që nuk ndihem si në këtë ndeshje dhe tani jam i lumtur të rikthehem. Ndjehesha i lirë në veprime.
Në muajt e fundit jam ndjerë shumë në vështirësi, doja të ndihmoja me çdo kusht, por nuk mundesha. Jam munduar të ndihmoj në shumë aspekte, nuk kam vuajtur asnjëherë kaq shumë. Tani unë mendoj se jam i gatshëm të luaj për të gjithë ndeshjen dhe jo vetëm për pesë minuta. Kush mendon se mund të luaj pak, atëherë le të shkojë në shtëpi. Leao? Kam ulur rrogën që një pjesë e parave të shkojnë për të”, u shpreh Zlatan Ibrahimovic pas fitores së djeshme me rezultatin 2-0.