Një zyrtar i policisë me gradën e kapitenit është suspenduar nga detyra përkohësisht.
Ai dyshohet se në gjendje të dehur kishte rrezikuar jetën e dy qytetarëve derisa ishte duke vozitur në Gjilan.
“Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila)”, njofton Inspektorati i Policisë së Kosovës.