Diego Simeone është kthyer në trajnerin me më shumë ndeshje në drejtimin e nje klubi të vetëm në historinë e La Liga-s. Argjentinasi drejton Atletico Madrid prej dhjetorit të vitit 2011.
Askush nuk e ka arritur më parë këtë shifër në stolin e një skuadre të vetme. Simeone, i cili ka luajtur e fituar edhe si futbollist tek Atletico, thyen një rekord që zgjaste prej 49 vitesh dhe i përkiste Miguel Munoz (Real Madrid).