Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.
Sipas këtij aktgjykimi fajtorë janë gjetur katër të akuzuarit që janë dënuar me 40 burgim, derisa një është liruar nga aktakuza.
I akuzuari E.R. është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunim” dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve.
XH.S. është shpallur fajtor gjithashtu për veprën penale “Dhunimi” si dhe për veprën penale “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet.
- Advertisement -
I mituri tjetër G.R. është shpallur fajtor për veprat penale “Dhunimi”, “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” dhe veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale ‘Dhunimi’” dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) vjet.
Edhe i mituri G.J. është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe veprën penale “Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi” dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet
I akuzuari SH.K. është liruar nga akuza për veprën penale “Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit”.