Osmani u shpreh përmes një shkrimi në Facebook se “Sot nderova Kontigjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të angazhuar në misionin humanitar të kërkim-shpëtimit në Turqi me Medaljen Presidenciale Ushtarake, për trimërinë, guximin e sakrificën e pashoq për shpëtimin e jetëve të njerëzve të prekur nga tragjedia e tmerrshme e tërmeteve në Turqi”.
Forca jonë e Sigurisë mbetet sinonim i paqes dhe sigurisë në vend dhe në botë!