Taulant Xhaka nuk po kalon momente të mira në karrierë të Basel, për shkak së klubi do formatohet dhe shumë futbollistë do preken të pagat.
Mediat në Zvicër bëjnë me dije se Xhaka përfiton 1.3 milionë euro në sezon, me kontratën që skadon verën e këtij viti dhe rinovohet automatikisht nëse plotësohet një numër ndeshjes i luajtur.
Duket se Basel i ka kërkuar Xhakës një ulje drastike page, me ish-mesfushorin e Kombëtares që duket se po mendon largimin. Sipas “blich.ch”, gjatë kohëve të fundit, kritikat ndaj Baselit për sjelljen arrogante ndaj emrave që kanë shkruar historinë me këtë klub janë shtuar dhe klubi duhet të rishikojë qëndrimin në politikën armiqësore ndaj figurave të tij.
31-vjeçari Xhaka luan me Baselin prej 2012 dhe është ndër figurat e rëndësishme të klubit jo vetëm në fushë por edhe në dhomat e zhveshjes.