Avokati i Brazilianit Dani Alves ka bërë një kërkesë për ta liruar nga burgu me kusht, por është refuzuar nga një gjykatë spanjolle, ndërsa një hetim për një sulm të dyshuar seksual ene vazhdon për Alaves.
Alves, 39 vjeçar, është mbajtur në burg që nga janari për një akuzë, se ai sulmoi një grua në një klub nate në Barcelonës në dhjetor. Mirëpo, Ai mohon çdo keqbërje.
Avokati i tij kishte kërkuar që ai të lirohej nëse dorëzonte pasaportën dhe mbante një etiketë elektronike, por Gjykata e hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se e konsideronte atë si një rrezik së mund të fluturoj në vend tjetër.
“Ekziston një rrezik i lartë për t’u arratisur, pasi Alaves ka një dënim të rëndë me të cilin përballet, dhe në rastin aktual ka shumë gjasa që Braziliani mund të largohet nga Spanja në çdo kohë,” tha gjykata në Barcelonë.
- Advertisement -
Alves luajti 408 ndeshje për Barcelonën në dy periudha, duke fituar gjashtë tituj të La Ligës dhe tre Liga të Kampionëve midis vitit 2008 dhe 2016.
Mbrojtësi ka luajtur gjithashtu për Paris St-Germain dhe Juventus mes klubeve të tjera dhe ka bërë 126 paraqitje për Brazilin, duke përfshirë dy herë në Kupën e Botës 2022.