Derisa Spanja dhe Argjentina janë në një “luftë” mes tyre për të siguruar shërbimet e mesfushorit 18-vjeçar Alejandro Garnacho në kombëtaret përkatëse, ndërsa skuadra e Manchester United ka arritur t’i rinovojë kontratën 5-vjeçare lojtarit.
Një marrëveshje afatgjatë, që e lidh Alejandro Garnacho deri në vitin 2028 me “Djajtë e Kuq”, ku këtë sezon ka realizuar 2 gola në 13 ndeshje në Premier Ligë. Ky është sezoni i dytë për lojtarin në Premier Ligë, ku gjithnjë e më shumë po aktivizohet nga trajneri Erik ten Hag.
Kontrata aktuale e Alejandro Garnachos skadon në verën e vitit 2024, por ajo do të shtyhet deri në vitin 2028 edhe me një përmirësim të ndjeshëm të rrogës. Trajneri Ten Hag e konsideron si mjaft të rëndësishëm lojtarin, pjesë e projektit të tij, ndaj i ka kërkuar klubit të rinovojë kontratën.