Liga e Kampionëve rikthehet më një superndehsje të së tetës së finales.
Pa dyshim, dueli kryesor i natës së sotme është ai mes dy gjigantëve të futbollit evropian, Liverpool dhe Real Madrid.
Liverpool do të mundohen ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendës për ta krijuar një epërsi solide në duelin e parë më madrilenët.
Ata duan t’i japin fund serisë negative me “Los Blancos” pasi nuk kanë fituar ndaj tyre në gjashtë duelet e fundit, duke barazuar një herë dhe duke i pësuar pesë humbje.
- Advertisement -
Reali ndërkohë do ta bëjë udhëtimin e katërt në “Anfield” për t’u përballur me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.
Spanjollët e kishin humbur lojën e parë në mars 2009, 0:4, ndërsa më pas nuk kishin pësuar gol në dy ballafaqimet e radhës në Angli: fituan 3:0 në tetor 2014 dhe barazuan pa gola në prill 2021.
Reali ka kujtime mjaft të mira me Liverpoolin pasi e kishte mundur atë në dy përballjet e tyre të fundit në finale të Ligës së Kampionëve, më 2018 dhe 2022.
Të dyja ekipet synojnë të kalojnë tutje dhe të arrijnë deri në fund, për ta fituar këtë trofe.