Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kushtet e Kryeministrit Kurtit javën e ardhshme diskutohen në Bruksel
Lajme

Kushtet e Kryeministrit Kurtit javën e ardhshme diskutohen në Bruksel

Published 20/02/2023
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ftoi Prishtinën e Beogradin për të diskutuar mbi një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, por zyrtarë të partisë në pushtet në Kosovë thanë se në takim do të hapen shumë çështje të tjera. Një propozim gjashtë pikësh i kryeministrit Kurti deklaruar në Kuvendin e Kosovës, iu dorëzua BE-së, me të cilin kërkohet edhe ndryshimi i emrit të Asociacionit por edhe një lloj reciprocitetit të të drejtave të komuniteteve. Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, i tha RTV21 se takimet është dashur të zhvillohen më shpesh dhe më shumë.

“Javën që vjen do të ketë takim në mes palëve në Bruskel. Tashmë ftesa është përcjellë. Ajo çfarë ne kemi pritur ka qenë që takime të tilla të mbahëeshin më shumë dhe më shpesh, ashtui siç ka qenë dakordimi i verës së kaluar. Pra në takiin e javës që vjen do të shtrohen sërish qëndrimet tona me ç’rast do të diskutohet edhe mbi 6-të pikëshin e kryeministrit Kurti”.
Megjithë deklarimet në Prishtinë, ndërmjetësit ndërkombëtarë shprehën zhgënjimin me mos përmbushjen e obligimeve nga të dyja palët dhe në veçanti me mos zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin. I dërguari i posaçëm evropian, Miroslav Lajçak, në një intervistë për mediat serbe, ka thënë se marrëveshjen e ka ratifikuar Kuvendi dhe me këtë ëhstë shndërruar në obligim ligjor ndërkombëtar për Kosovën.

“E kuptojmë se kjo është një çështje e ndjeshme për Qeverinë e Kosovës, por marrëveshjet duhet të zbatohen. Qendrimi i BE-së dhe SHBA-së, si dhe i partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, është se çdo zvarritje e mëtejmë është e papranueshme. Njëkohësisht fakti se dy palët po e shfrytëzojnë Asociacionin si kusht për çështje tjera – nuk ndihmon”.

Asociacioni u shndërrua në temën qëndrore madje njëkohësisht me propozimin franko-gjemran për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA dhe BE insistuan që ai të themelohet përpara se të arrihet marrëveshja, por Qeveria e Kosovës e cilësoi të papranueshëm një Asociacion një etnik. Kryeministri Kurti i tha Deutsche Welles se Serbia me Asociacionin dëshiron ta realizojë synimin e saj për, siç tha, botën serbe.

- Advertisement -

“Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve, është kërkesë e Serbisë e cila nuk i lejon serbët të integrohen as në Bosnjë Hercegovinë as në Mal të Zi as në Kosovë sepse dëshiron ta realizojë projektin e Serbisë së Madhe që tash e ka ndërruar emrin në bota serbe”.
Megjithëkëtë, Presidenti serb, Vuçiq, në konferencën e Mynihut, tha se Asociacioni është i rëndësishëm për serbët në Kosovë, posaçërisht në jug.

“Njerëzit shpesh nënçmojnë Asociacionin, por si do të mund të organizohen dhe mbrojnë interesat e kombëtare, posaçërisht njerëzit në jug të lumit Ibër, nëse nuk e kanë Asociacionin”.

Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të lehtësojë diskutimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në kuadër të dialogut në Bruksel dhe iu bëri me dije të dyja palëve që propozimet t’i bëjnë në kuadër të këtij procesi.

KosPress Portal 20/02/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?