Trajneri i Milanit, kampioni në fuqi i Italisë është shpërblyer sot në Coverciano nga kolegët e tij. Ai pason Antonio Conten, trajner tani në Tottenham, i vlerësuar një vit më parë nga kolegët e tij për Scudetton e fituar me Interin.
Vendi i tretë për Spalletti Napoli me tre vota, vendi i dytë për Davide Nicola i Salernitana me 4 vota. Pioli fitoi këtë trofe personal me 33 vota.
“Mirëmëngjesi të gjithëve, jam i emocionuar sepse kur shoh atë që bëmë vitin e kaluar, ende i ndjej ato emocione. Dua ta ndaj këtë çmim me të gjithë ata që punojnë me ne në Milanello, me klubin dhe me drejtuesit. Me stafin tim të cilët janë motori i punës sime dhe veçanërisht me lojtarët e mi. Unë ende besoj se jam duke stërvitur një grup vërtet të veçantë. Faleminderit atyre dhe të gjithëve ju”, tha Pioli nga skena.