Shkruan: Agim Bajrami
Rrënjët e mospajtimeve dhe konflikteve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve gjendën në të kaluarën e dhimbshme hidtorike, prej largimit të perandorisë otomane, nga rajoni i Ballkanit, dhe në trojet shqiptare, nga fuqitë e atëhershme botërore, u lejua shtrirja territoriale dhe dominimit nga sllavët rus përmes vazalit të tij serbit sllav në ballkan duke i aneksuar trojet shqiptare si,sanxhakun e Nishit që nga viti 1877, e banuar me shqiptarë, ku në emër të luftës, ruso-otomane, Serbia, duke vrarë e masakruar i dëbonte shqiptarët nga trojet e tyre nga sangjaku i Nishit, ku sot e kësaj dite ende gjenden emërtime shqiptare nëpër vendbanimet e rajonit të Nishit.
Shembulli tipik, është autori i këtij shkrimi, që stërgjyshëri i tij vjen në Kosovë në vitin 1878, duke u shpëtuar nga vrasja e barbarisë serbe, ndërsa, vëllezërit dhe të afërmit tjerë të stërgjyshit janë vrarë në mënyrë barbare gjatë asaj kohe, dhe u janë marr pronat nga shteti i atëhershëm serb.
Dhe nga viti 1912, kur rajoni i Ballkanit të sotëm, po lirohej nga perandoria turke (otomane), Serbia po zgjerohej duke aneksuar territoret e shqiptarëve, si Kosovën ,dhe rajonin e Sanxhaku i banuar me shqiptarë, me viset tjera të banuara me shqiptarë, si Mali i Zi dhe dhe Maqedonia e sotme, komplet atëherë e banuar me shqiptarë, shumica prej tyre të besimit krishterë, ku u detyruan të asimilohen në gjuhën sllave, të shpërngulën, dhe të kolonizohen nga popullata sllave, në vendbanimet shqiptare, ku pas luftërave ballkanike dhe luftës së parë botërore, fuqitë evropiane, si: Anglia, Franca dhe Rusia, lejuan që Serbisë përmes gjenocidit të ushtruar ndaj popullatës shqiptare të bëjë shtrirjen e Serbisë mbi vendbanimet shqiptare, për të vazhduar deri në qershor të vitit 1999 kur SHBA, dhe bashkësia ndërkombëtare, e mbështetën luftën çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, për liri dhe pavarësi, nga hegjemonia okupuese serbe, kur edhe shqiptarët shpallën shtetin e Kosovës, më 17 shkurt 2008, e i cili është i njohur mbi 117 shtete të botës.
- Advertisement -
Tani siç duket, ka individ serb, të cilët janë zgjuar, nga gënjeshtrat e legjendave dhe miteve të politikës, dhe akademisë të shkencës, arsimit dhe kulturës serbe, që e tërë identitetin e vetë si popull, e kanë të ndërtuar në urrejtje dhe programe, për shfarosje të shqiptarëve, duke u munduar ti humbin gjurmët, se serbët jetojnë në trojet dhe kulturën shqiptare, duke i përvetësuar dhe falsifikuar, faktet dhe dëshmitë historike shqiptare, si të vetat.
Tani dalja në publik, si Nikolla Sanduloviqit, apo edhe të individëve tjerë serbë, shqiptarët duhet mirëpritur, e sidomos kur kërkojnë falje, për të këqijat që ua kanë bërë shqiptarëve, gjyshërit e tyre,dhe pse jo, për hir të ardhmërisë së përbashkët, ti hulumtojnë mënyrat për të jetuar në paqe ndërmjet, shtetit të Kosovës, dhe atij Serb ,duke kërkuar dhe u pajtuar, që komuniteti shqiptarë brenda shtetit të Serbisë, t’i gëzoj të drejtat e avancuara kombëtare në Serbi, dhe modeli i avancimit të minoriteteve, mund të merrej, Kosova, për komunitetet jo shqiptare sidomos minoriteti serb.
Shqiptarët në Ballkan e sidomos ata të Kosovës, e kanë të kaluarën e tyre të ngjashme me përndjekjet e tyre biblike ,nga sllavët serb, sikurse në lindje të mesme, nga përndjekjet e hebrenjve nga bota islame. Prandaj ,shqiptarët e mirëpriten secilin serb, që zgjohet nga gënjeshtrat e botës serbe, dhe u kërkojnë falje shqiptarëve, për të gjitha të këqijat që ua kanë bërë gjatë historisë, duke hulumtuar mënyrat e kompensimit të dëmit material dhe jo material, ndaj shqiptarëve, dhe për hir të paqes dhe ardhmërisë së dy popujve?!