Inter ka bërë detyrën në shtëpi, edhe pse fitoi me vuajtje 3-1 ndaj Udineses.
Zikaltërit marrin epërsinë në minutën e 20-të. Romelu Lukaku humbet penalltinë por 11-metërshi u përsërit për shkak të futjes së shumë lojtarëve në zonë. Në të dytën tentativë, belgu nuk fali.
Ekipi nga Udine përmbyll në mënyrë perfekte një kundërsulm në fundin e pjesës së parë, duke vendosur ekuilibrat me Lovric.
Të besuarit e Inzaghit do këmbëngulnin dhe do mund të “tundnin rrjetën” në minutën e 73-të me Mkhitaryan dhe Lautaro në fund, për të marrë kështu 3 pikë në shtëpi.