Real Madrid e mposhti 4-0 Elche duke ngushtuar diferencën me 8 pikë në raport me Barcelonën që është kryesuese.
Carlo Ancelotti shijon një Karim Benzema në versionin e tij më të mirë, “bomberi” francez realizoi një dopietë në këtë takim.
Tetë minuta lojë i mjaftuan Realit për të kaluar në avantazh, Asensio me një aksion personal fantastik dërgoi topin në rrjetë. Në të 31-tën, Benzema fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat. Në fundin e pjesës së parë, Benzema sërish nga 11 metra distancë, u tregua sërish i saktë duke trefishuar shifrat.
Me këtë dygolësh, kapiteni shkon në kuotën e 230 gola, dy më shumë se Raul, duke u shndërruar në golashënuesin e dytë më të mirë në historinë e klubit spanjoll, pas C.Ronaldo-s.
- Advertisement -
Në të 80-tën ishte Luka Modric që sigloi shifrat përfundimtare ne 4-0:
“Ishte një ndeshje e bukur, kishim gjithçka në kontroll. Ky është një moment i rëndësishëm i sezonit, duhet vazhdimësi dhe sfida të tilla na ndihmojnë”, u shpreh Carlo Ancelotti.