BE dhe SHBA ndërmjetësuan një kompromis mes Serbisë dhe Kosovës. Nacionalistët në Beograd demonstruan kundër këtij plani dhe kërkojnë ndihmë nga Rusia.
Qindra nacionalistë serbë demonstruan në Beograd kundër planit ndërkombëtar të zgjidhjes për Kosovën. Ata kërkojnë që presidenti Aleksandar Vuçiq të refuzojë planin për normalizimin e marrëdhënieve me ish-krahinën serbe të Kosovës dhe të tërhiqet nga negociatat.
Mediat serbe raportuan se një grup depërtoi barrikada dhe tentoi të arrinte në hyrje të rezidencës zyrtare të Vuçiqit, dhe ju deshtë policisë të i ndaloi ata.
Duke folur në tubim, ultra-nacionalisti Damjan Knezeviç tha: “Ju (qeveria) keni frikë nga trazirat. Ju betohem, ne jemi gati për më shumë se kaq”. Para turmës brohoritëse, ai tha se nëse qeveria dështon ta pengojë Kosovën që të bëhet anëtare e OKB-së, ai do t’i kërkojë Rusisë të vërë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai e quajti presidentin Vuçiq tradhtar.
- Advertisement -
Bashkimi Evropian dhe SHBA muajin e kaluar i dhanë Serbisë dhe Kosovës deri në mars për të rënë dakord mbi një plan ndërkombëtar për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve. Rrjedhimisht, derisa Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e ish-krahinës së saj, ajo nuk duhet të kundërshtojë as anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare. Gjithashtu, të dy vendet duhet të hapin zyra përfaqësuese në kryeqytetet e njëri-tjetrit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar propozimin e BE-së dhe SHBA-së. Pas vitesh lufte, Kosova u nda nga Serbia në vitin 2008 dhe u shpall e pavarur. Presidenti serb Vuçiç tha në parlament në fillim të shkurtit se bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën duhet të vazhdojnë. Kjo është thelbësore për anëtarësimin e synuar në BE.
Tensionet janë shfaqur në mënyrë të përsëritur mes Serbisë dhe Kosovës në të kaluarën për shkak të konflikteve etnike. Si rezultat, kalimet kufitare u mbyllën vetëm përkohësisht në dhjetor.