Topçinjtë përballen sot me skuadrën e Pep Guardiolës në atë që mund të jetë ndeshja përcaktuese e garës për titull në Premier League.
Përplasja e së mërkurës në krye të tabelës mes Arsenalit dhe Manchester Cityt është ndeshja më e madhe që Emirates ka parë ndonjëherë. Është kaq e thjeshtë.
Ka pasur raste të tjera të mëdha për Arsenalin. Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, në 2009 është ajo që më vjen menjëherë në mendje, ashtu si ato përplasjet epike të Champions League me Barcelonën në vitin 2010 dhe 2011.
Disa mund të tregojnë për ndeshjen e Premier League kundër Leicester City në 2016, kur Danny Welbeck vulosi një fitore të vonë 2-1 në rrethanat më dramatike. Ose edhe gjysmëfinalja e Europa League kundër Atletico Madrid në vitin 2018.
- Advertisement -
Të gjitha këto ishin padyshim ndeshje të mëdha në vetvete, por kjo ndeshje e Cityt ndihet edhe më e rëndësishme, edhe pse do të mbeten ende 16 ndeshje për tu luajtur në Premier League.