Suksesi i pandalshëm si drejtor sportit i Igli Tares, në shitjet e bujshme dhe çmimet e shumta të fituara flasin vetë për punën e bërë në kryeqytetin italian nga ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare.
Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re së fundmi edhe nga Tottenham dhe Juventusi për ti dhënë atij rolin e drejtorit sportiv.
Përplasjet e shpeshta me trajnerin aktual të Lazios, Maurizio Sarri e kanë vënë jo pak herë në pikëpyetje postin e legjendës shqiptare.
Në Itali është raportuar se ky mund të jetë sezoni u fundit që Tare qëndron në krye të merkatos së Lazios, por shanset që ai të qëndrojë në kryeqytet janë rritur ndjeshëm.