“Manchester City fitoi titullin në vitin 2014 pas një gabimi të kapitenit të Liverpoolit Steven Gerrard? Epo, nuk është faji, as problemi jonë u shpreh Guardiola”. Këto ishin fjalët e nxituara të trajnerit të Manchester Cityt, drejtuar Steven Gerrard pak ditë më parë. Guardiola ka bërë prapakthehu, duke i kërkuar falje legjendës së Liverpoolit.
“I kërkoj falje Steven Gerrardit për komentet e mia të panevojshme dhe gomarllëqet që thashë për të herën e fundit. Më vjen turp për veten time, sepse ai nuk e meriton…Ai e di se sa shumë e admiroj, atë dhe karrierën e tij. Më vjen turp nga vetja, sepse ai nuk e meriton. Nuk e kam përfaqësuar mirë klubin tim. I kërkova falje Gerrardit privatisht, por duke qenë se komenti ishte publik, edhe falja ime duhet të jetë publike,” u shpreh Guardiola.