Dorezat e portierit Gianluigi Buffon, janë vënë në shitje për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi.
Mbrojtësi i Atalantas, Merih Demiral, tha në Twitter se i ka nxjerrë në ankand dorezat e firmosura të 45-vjeçarit Buffon, në mënyrë që të gjitha të ardhurat nga shitja t’i dhurohen një OJQ-je turke.
Demiral që pas tragjedisë së madhe që ka prekur mijëra viktima, ka reaguar duke mbledhur ndihma nga miqtë e tij futbollistë.
Në fillim ai nxorri në shitje fanellën e Cristiano Ronaldos të firmosur nga portugezi, e më pas kontaktoi Dybalan dhe Bonuccin, të cilët u treguan të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre duke shitur fanellat.