Myrto Uzuni pa shfaqë momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike. Në fundjavën që kaloi sulmuesi i kombëtares shqiptare ia doli të shënonte me Granadan në La Liga2.
Beratasi gjeti dy herë rrugën e rrjetës me anë të penalltive ndaj Tenerifes, ndërsa çoi kështu numrin e golave në 17 në këtë kampionat. Për paraqitjen e tij fantastike ka ardhur edhe “shpërblimi” së fundi duke u zgjedhur futbollisti i javës.
Myrto Uzuni e ka bërë “zakon” tashmë të renditet mes më të mirëve të javës në formacionin e La Liga2. Edhe këtë javë nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Uzuni udhëheq sulmin me formacionit më të mirë të javës që lamë pas.