Trajneri i Kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini ka uruar shqiptarët me rastin e shpalljes të Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Sportit për vitin 2023.
Përmes një video mesazhi, të postuar në Twitter nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, Mancini shprehet “Përshëndetje Tirana. Është bukur të jesh Kryeqyteti Evropian i Sportit. Bravo dhe Suksese. Të dua Tirana shprehet Mancini”.