Në Francë flasin edhe për një debat të ashpër mes Neymar dhe drejtorit sportiv të klubit Luis Campos pas disfatës në transfertë me Monaco, e po ashtu një sjellje agresive e sulmuesit është shfaqur edhe ndaj shokut të skuadrës Vitinha pasi ky i fundit nuk i pasoi në një moment. Në këtë formë, duket se 31-vjeçari e ka “mbushur kupën” dhe pritet që të largohet në verë.
Presidenti Al-Khelaifi dhe drejtuesit e tjerë të francezëve po përgatiten ta shesin O’Ney si një mënyrë edhe për të konfirmuar më pas Lionel Messi dhe Kylian Mbappe duke qenë se rroga e të treve së bashku rëndon tejmase bilancet e parizienëve.
Kujtojmë se Neymar u transferua në Paris për një shifër rekord pesë vite e gjysmë më parë nga Barcelona me francezët që paguan plot 222 milionë euro teksa braziliani mbetet lojtari më i shtrenjë në historinë e PSG.