Pas tre disfatave në katër ndeshjet e fundit, Liverpool këndellët dhe fiton në shtëpi kundër Evertonit.
Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp nuk e zhgënjyen publikun e pranishëm teksa mposhtën në derbi Evertonin me rezultatin 2-0. Të kuqve iu mjaftoi nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Mohamed Salah në minutën e 36 të takimit.
Ndërsa, Liverpooli gjeti edhe golin e dytë dhe të sigurisë ku në minutën e 49-të ishte Cody Gakpo që realizoi me portën e boshatisur pas një asisti të Trent-Alexander Arnold.
Kështu, Liverpool mori një fitore tejet të rëndësishme për situatën ku është në kampionat dhe tashmë të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp ngjiten në kuotën e 32 pikëve në vend të nëntë, ndërsa nga ana tjetër, Everton renditet në vend të 18-të me 18 pikë.